“Opozita objekt sulmesh nga “McGonigalët””, Berisha: SHBA dhe BE të hetojnë edhe veprimtarinë e Sorosit

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 13:56 | Politikë
“Opozita objekt sulmesh nga “McGonigalët””,

Ashtu siç deklaroi edhe pak ditë më parë në studion e A2 CNN, Berisha tha se populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara nga “McGonigalët”, që sipas tij janë ambasadorë, zyrtarë e deputetë,

“Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative. Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara. Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës. U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë. Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë. Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali. U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit, vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre. Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë. Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten.  Ne jemi më të fuqishëm sot se vlerat që mbrojmë janë të drejta”.

Kreu demokrat i bëri thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare dhe veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri.

“Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare. Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor. I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir. I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos