Opozita për Presidentin. Alibeaj mblodhi grupin, Bardhi kërkon negociata me “Rithemelimin”

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 20:05 | Politikë
Opozita për Presidentin. Alibeaj mblodhi grupin, Bardhi kërkon

Të nesërmen e marrëveshjes me Taulant Ballën, Enkelejd Alibeaj thirri një mbledhje grupi ku kërkoi propozime konkrete nga deputetët sa i përket Presidentit të ri.

Mes kandidaturave të sugjeruara, u vendos që diskutimet të vijonin mbi 8 emra: Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehi dhe Leka Zogu. 

https://a2news.com/2022/05/18/patozi-zgjidheni-me-sfilate-presidentin/

Në mbledhje, Gazment Bardhi kërkoi një armëpushim brenda PD-së, duke sugjeruar që pjesë e grupit negociator të bëhen edhe deputetë të Komisionit të Rithemelimit, që deri tani kanë bojkotuar mbledhjet e thirrura nga Alibeaj. 

“Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për t’u bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithë deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë. Mirëpo ne nuk duhet të reshtim që të eksplorojmë çdo mundësi që edhe propozimet e tyre për kandidatë të përfshihen”, deklaroi Bardhi. 

https://a2news.com/2022/05/19/pretendenti-per-mbret-propozohet-per-president/

Thirrja e Bardhit duket se solli reflektimin e Alibeajt, që njoftoi një tjetër mbledhje pasditen e të premtes, me të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të PD, përfshirë dhe aleatët.

Në formulën e dakortësuar me mazhorancën, opozita mund të propozojë 4 kandidatura për Presidentin e ri. Komisioni i Rithemelimit vijon të mos e njohë këtë proces mes opozoitës dhe PS. Me anë të një deklarate, deputeti Oerd Bylykbashi e dënoi marrëveshjen Alibeaj-Balla: “Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si President konsensual”.  

Sipas Rithemelimit, Presidenti duhet të jetë përfaqësuesi real i unitetit të popullit, që vjen nga vullnete përfaqësuese politike bazuar në votë dhe jo një kukull e një marrëveshje vasaliteti.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/19/dakordesia-balla-alibeaj-bylykbashi-eshte-e-pavlere-synon-nje-president-kukull/

A2 CNN Livestream

Latest Videos