Rama reagon ndaj SPAK: Respekt për këtë shembull kaq domethënës

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 15:20 | Politikë
Rama reagon ndaj SPAK: Respekt për këtë shembull kaq

Me anë të një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj operacionit të fundit të SPAK, i cili lëshoi 32 urdhërarreste ndaj personazheve të botës së krimit në vend.

https://a2news.com/2022/05/19/aksion-i-gjere-i-spak-po-ekzekutohen-32-urdherarreste/

Rama vlerëson punën e SPAK dhe të Policisë së Shtetit, ndërsa shkruan se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

“Operacioni i sotëm i SPAKU-t dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos