Opozita shqiptare dhe e VMRO kundër censusit

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 22:17 | Ballkani
Opozita shqiptare dhe e VMRO kundër censusit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përshëndeti rezultatin e regjistrimit të popullsisë dhe procesin e konsideroi të suksesshëm. Ekzekutivi i drejtuar nga Kovaçevski shkruan se censusi jep informacion përkatës për gjendjen reale të popullatës. Kryetari i partisë shqiptare të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se censusi ishte një proces dhe sfidë aspak e lehtë, por që përfundoi me sukses.

Ndryshe mendon opozita me VMRO që e konsideron të paplotë. Kjo forcë politike pretendon se Enti Shtetëror i statistikave nuk ka arritur të regjistrojë 130 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe kërkojnë që censusi të realizohet dhe në mënyrë elektronike.

Kundërshti pati edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Shqiptare që shprehu rezerva për besueshmërinë e procesit. Kjo forcë politike pretendon se qytetarët që jetojnë jashtë janë më shumë nga shifrat e paraqitura nga censusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos