Vijojnë protestat kundër Lukashenkos, mbi 300 persona ndalohen nga policia

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 18:09 | Bota
Vijojnë protestat kundër Lukashenkos, mbi 300 persona ndalohen nga

Mijëra demonstrues marshuan në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk dhe rrethinat përreth ndërsa protestat e përjavshme që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit veteran, Aleksandër Lukashenko vazhduan, duke bërë që policia të ndalojë më shumë se 300 persona.

Bjellorusia, një vend me 9.5 milion banorë, është tronditur nga protestat masive që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, për të cilat Lukashenko deklaroi se fitoi mandatin e gjashtë presidencial, ndërsa opozita i konsideroi të manipuluara.

Shumica e protestuesve marshuan në zona të largëta rezidenciale të kryeqytetit duke thirrur "rroftë Bjellorusia" teksa mbanin në duar flamuj të bardhë me një shirit të kuq në mes, një simbol i opozitës.

BE ka refuzuar që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve bjelloruse dhe ka vendosur sanksione ndaj Lukashenkos dhe disa zyrtarëve të tjerë në Bjellorusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos