
Policia ukrainase konfirmon se 7 persona kanë humbur jetën deri në këto momente, si pasojë e bombardimeve të ushtrisë ruse, në orët e para të mëngjesit.
Zyrtarët bëjnë me dije se si pasojë e sulmit ndaj një njësie ushtarake në Podilsk të Odesës, 6 ushtarë u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën.
Një viktimë tjetër raportohet në Mariupol, ndërsa 19 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. (A2 Televizion)