"Europa po përjeton orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore"

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 10:25 | Bota

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar për sulmin e Rusisë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Ai u shpreh se pas kësaj ngjarjeje, Europa po përjeton orët më të errëta në gati 80 vjet.

“Këto janë orët më të errëta për Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Borrell.

Ai premtoi ndihmë urgjente për Ukrainën, si dhe mbështetje për evakuim duke përfshirë edhe stafin e BE-së.

Teksa foli së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borell tha se sanksionet ndaj Rusisë do të jenë më të ashprat e vendosura ndonjëherë. Ndërkohë, Von der Leyen theksoi se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjikë” kundër Rusisë të cilat pritet të miratohet më vonë gjatë së enjtes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos