Orges Shehi do të vijojë edhe sezonin e ardhshëm të drejtojë në Superiore ekipin e Tiranës. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi kryeqytetas me një njoftim në rrjetet sociale.
Trajneri që u emërua në krye të skuadrës bardheblu në janar, arriti të fitonte besimin e presidentit Halili falë një ecurie të kënaqshme, që për një moment risolli bardheblutë si ekip pretendent për fitoren e dytë radhazi.

Deklarata e klubit të Tiranës
Orges Shehi, trajner i Tiranës!
Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu. (A2 Televizion)