






Orlando Bloom ka vlerësuar forcën e popullit ukrainas, ndërsa takonte presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky, dhe e inkurajonte që të ta fitonte luftën.
Aktori britanik, i cili është ambasador i Unicef, udhëtoi në Kiev për herë të parë nga viti 2016 kur e kishte vizituar vendin për herë të fundit.
Gjatë takimit, Bloom citohet t’i ketë thënë Zelensky-t se “është e jashtëzakonshme të shohësh sesi vendi po mbahet ndërsa shtoi se për të ishte nder që takonte presidentin ukrainas.
Aktori i Hollywood vizitoi edhe një qendër për fëmijët nga ku u shpreh se të vegjëlve në Ukrainë duhet t’u kthehet fëmijëria.
“Të shohësh fëmijët, të shohësh në sytë e tyre, të prek ankthi dhe megjithatë, forca e popullit ukrainas është diçka që është me të vërtetë mahnitëse...” (A2 Televizion)