Autoritetet në Austri bëjnë me dije se të paktën 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Alpe si pasojë e ortekëve.
Rrëshqitje të sasive të mëdha të borës janë regjistruar kryesisht në zonat turistike malore, kjo për shkak të rritjes së menjëhershme të temperaturave.
Viktimat u raportuan në 3 incidente të ndryshme në rajonet e Vorarlbergut dhe Tirolit.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të tregojnë kujdes pasi ka ende rrezik për rënie të tjerë ortekësh sidomos në pjesën perëndimore të vendit. (A2 Televizion)