Oscar ndryshon rregullat, futen në garë filmat e transmetuar “online”

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 11:50 | Showbiz
Oscar ndryshon rregullat, futen në garë filmat e transmetuar

Organizatorët e festivalit të çmimeve Oscar deklaruan se në edicionin e vitit të ardhshëm do të pranohen edhe filmat të cilët janë transmetuar në platformat online, duke qenë se kinematë janë të mbyllura për shkak të koronavirusit.

Më parë, një film duhej të transmetohej në kinema për të paktën 7 ditë rresht në mënyrë që të kualifikohej si kandidat i mundshëm. Presidenti David Rubin dhe drejtori ekzekutiv Dawn Hudson deklaruan se ky është një ndryshim i përkohshëm i rregullave për shkak të pandemisë dhe se ata sigurisht nuk heqin dorë nga transmetimi në kinema i filmave.

Në mes të muajit mars, kinematë në Shtetet e Bashkuara mbyllën dyert duke bërë që të shtyhet për një kohë të pacaktuar premiera e shumë filmave të rinj. Përfaqësuesit e disa prej rrjeteve më të mëdha të kinemave në botë kanë deklaruar se nuk presin të rihapin aktivitetin të paktën deri në qershor apo korrik. Disa filma si ai i Universal Pictures, "Trolls World Tour" u lançua direkt në platformat online të filmave.

Universal deklaron se të njëjtën gjë do të bëjë edhe me disa prodhime të tjera, metodë që do të ndiqet edhe nga Walt Disney e shumë kompani të tjera.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos