Nuk ndalet pandemia e COVID-19 në Kosovë, sot 141 raste

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 19:30 | Kosova
Nuk ndalet pandemia e COVID-19 në Kosovë, sot 141 raste

Rritja e rasteve me COVID-19  në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut konfirmohet edhe në Kosovë, ku sot shënohet një tjetër rekord shqetësues, me 141 raste të konfirmuara.

Rastet në Prishtinë janë 42, ndërkohë që një vatër e rëndësishme është edhe Vushtrria me 30 raste dhe Mitrovica me 11.

Me numrat e sotme, bilanci total i të infektuarve në vend ka shkuar në 1756, kurse 34 persona kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos