Qindra të rinj, dhe jo vetëm, protestuan mbrëmjen e 9 dhjetorit, për të shprehur indinjatën për vrasjen e një të riu nga një efektiv policie, një ditë më parë. Protestuesit u përleshën edhe me forcat e rendit, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. (A2 Televizion)
Pa koment: Protestë dhe indinjatë për vrasjen e Klodian Rashës
