Pas 11 vitesh larg futbollit profesionist, Ronaldinho ka vendosur të rikthehet aty ku ka shkruar historinë. Në moshën 46-vjeçare, legjenda braziliane ka zbritur sërish në fushë, këtë herë me fanellën e Ravenna-s, skuadrës italiane që militon në Serinë C.
Një rikthim i veçantë, që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët kanë mbushur stadiumin për të parë nga afër një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë.
Ndeshja ndaj Forlit shënoi paraqitjen e tij të parë zyrtare që prej vitit 2015, kur luante me Fluminensen. Ronaldinho u aktivizua si titullar, me numrin 10 mbi shpinë, dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë pjesës së parë.
Por gatiçjet e teknikën, ai rikujtoi se talenti nuk njeh moshë. Madje, pati ndikim edhe në golin e avantazhit të Ravenna-s, të realizuar nga Giulio Donati, ndërsa nga një goditje këndi ishte shumë pranë një asistimi, shkruan A2.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit është njëkohësisht edhe aksioner i klubit italian, ndërsa rikthimi i tij lidhet me miqësinë me presidentin Ignazio Cipriani dhe dëshirën për të ndihmuar projektin e Ravenna-s.
Por Ronaldinho ka edhe një objektiv personal: të shënojë golin e 300-të në karrierën e tij profesioniste. Deri më tani numëron 299.
Një rikthim që i dha futbollit edhe një herë buzëqeshjen e magjistarit brazilian. (A2 Televizion)
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh, magjistari brazilian vesh sërish fanellën!