Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të vështirë në qytetin e Himarës. Pushuesit e shumtë kanë boshatisur plazhet, pasi era e fortë, shoqëruar me reshje, ka shkulur edhe çadrat e plazheve. Siç duket edhe nga pamjet, edhe deti është mjaft i dallgëzuar. Kapitaneria e Vlorës ka njoftuar bllokimin e daljes në det të mjeteve të vogla lundruese. (A2 Televizion)
Pa koment: Stuhia boshatis plazhet e Himarës
