
Pesë kilometra nga “Parisi i vogël”, siç njihet ndryshe Korça, fshati Neveçisht është lënë në harresë totale. Për 30 vjet, ky fshat ka pritur e përcjellë kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, por realiteti nuk ka ndryshuar aspak.
Krahas infrastrukturës, më e rënduar bëhet situata për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, si dhe kanalizimeve për 600 banorë të këtij fshati.
Politika dhe premtimet nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm sa i kanë zhgënjyer për dekada. Situata ka arritur deri në atë pikë sa banorë të fshatit janë në pamundësi për të mbjellë në tokat e tyre.
Pavarësisht synimeve të politikës shqiptare për ta futur vendin në BE, duket se në të vërtetë njerëzit vuajnë për gjërat më elementare të të jetuarit, ujin, kanalizimet dhe hedhjen e mbeturinave në një vend të caktuar. (A2 Televizion)