Pa viza në Dubai dhe Abu Dhabi, Rama zyrtarizon datën

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 17:05 | Aktualitet
Pa viza në Dubai dhe Abu Dhabi, Rama zyrtarizon datën

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook njoftoi një tjetër vend të rëndësishëm që ka vendosur të heqë regjimin e vizave me vendin tonë.

Janë pikërisht Emiratet Arabe të Bashkuara, që nga data 20 prill do të marrin këtë masë lehtësuese, që do t’i shërbejë sipërmarrësve dhe turistëve gjithmonë e më shumë në rritje midis dy vendeve.

Vendimi për këtë iniciativë ishte shpallur më 8 shkurt nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, pas mbledhjes së qeverisë, ku përtej Emirateve të Bashkuara Arabe liberalizimi përfshinte edhe Kinën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/08/firmoset-marreveshja-shqiptaret-drejt-kines-dhe-dubait-pa-viza/

A2 CNN Livestream

Latest Videos