
Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, padia e Edi Ramës ndaj Haradinajt në 21-vjetorin e përkujtimit të masakrës së Reçakut ishte një akt i rrezikshëm dhe dashakeqës.
“Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve të Kosovës që çliruan Kosovën me gjakun e tyre. Ky është Edi Rama. Mendoni se çfarë bën në një moment të tillë dhe mendoni se çfarë mund të bëjë edhe më shumë”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)