Do të rikthehemi tek tema e turizmit, pasi vitet 2019 dhe 2022 shënojnë vlerat historike më të larta, sa i përket numrit të vizitorëve dhe të ardhurave të arkëtuara në buxhetin e shtetit. Por pavarësisht kësaj, mungesa e fuqisë punëtore në turizmin bregdetar vjen si pasojë e mospasjes në fokus nga ana e të rinjve të profileve të turizmit, si një profesion premtues për të ardhmen. Mungesa e fuqisë punëtore ka drejtuar drejtuesit e bizneseve në punësimin e shtetasve të huaj, të cilët e përdorin Shqipërinë si “trampolinë” për kalimin në vendet e Europës Qendrore. Këto fakte i komentojmë me pedagogun Mirdaim Axhami. (A2 Televizion)
Paga ka por nuk ka punonjës, turizmi përballë sfidave të punësimit
