Pagat në universitete, Kushi: Pas pedagogëve do të rriten edhe ato të personelit administrativ

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 19:33 | Aktualitet
Pagat në universitete, Kushi: Pas pedagogëve do të rriten edhe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me administratorë dhe përfaqësues të bordeve të universiteteve mbi rritjen e pagave për personelin administrativ të universiteteve.

Ky hap vjen pas rritjes së pagave të stafit akademik të universiteteve, në shtator 15% dhe që prej prillit 30%.

Ministrja tha se bordet tashmë kanë nisur të marrin vendimet për rishikimin dhe përshtatjen e nivelit të pagave, duke premtuar mbështetje për universitetet që nga procesi i mësimdhënies, kërkimi shkencor, infrastruktura, vlerësimi dhe motivimi i burimeve njerëzore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos