Paguan 5 mijë euro për të nxjerrë ish-të dashurën nga “Big Brother”!

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 10:16 | Showbiz

Ish-ylli i Realit të Madridit, Jesé Rodriguez, është bërë sërish protagonist, por këtë herë jo më në fushën e lojës, por jashtë saj.

Lojtari, i cili aktualisht është pjesë e PSG, por që ka humbur shkëlqimin, mësohet se ishte i gatshëm të paguante deri në 5 mijë euro për të eliminuar ish-të dashurën e tij nga Big Brother VIP në Spanjë!

Sipas një gazetari të “Cazamariposas”, Jese ishte munduar të paguante këtë shumë që e dashura e tij të mos kishte sukses në këtë realityshow.

Karriera e Jese Rodriguez është zbehur që pas kalimit te PSG, ku nuk po gjen hapësira dhe në ato pak raste kur është aktivizuar nuk ka mundur të bindë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos