Paguhet 75 milionë $ dhe rrezikon jetën duke vrapuar para demave

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 18:53 | Futboll

Josh Norman, “cornerback” i Redskins-ave në kampionatin e futbollit amerikan, është një nga lojtarët më të paguar në pozicionin e tij.

Ka firmosur një kontratë afatgjatë për 75 milionë dollarë, por kjo duket se nuk e pengon aspak që të rrezikojë jetën duke vrapuar përpara demave në Spanjë.

Në një nga videot, ai madje është regjistruar duke u rrëzuar gjatë vrapimit në Pamplona, por fatmirësisht asnjë nga demat nuk e ka lënduar. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=q_g6b9svB9I

A2 CNN Livestream

Latest Videos