Pahor takon Vuçiç në Serbi: BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 17:21 | Ballkani
Pahor takon Vuçiç në Serbi: BE të përshpejtojë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë një vizite në Serbi, kërkoi që Bashkimi Europian të përshpejtojë procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa homologu, Aleksandër Vuçiç, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në rajon.

“Dëshirojmë të paralajmërojmë Brukselin se vetëm nën kushtet e një hyrje të shpejtë të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Europian, ne mund të ruajmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Sigurisht, ndoshta disa nga problemet që nuk mund të zgjidhen para anëtarësimit do të mbesin, por do të jetë më e lehtë dhe thjeshtë për t’i zgjidhur ato pas pranimit të këtyre vendeve në BE”, tha Pahor

Ndërsa presidenti Vuçiç u shpreh: “Besojmë se është e rëndësishme që të gjithë ne të kujdesemi për të gjithë rajonin pasi ne jemi këtu, mes njëri-tjetrit dhe kjo është esenca e politikës sonë. Nuk kemi asgjë kundër një qasjeje gjithëpërfshirëse, natyrisht, gjithmonë do të keni Brukselin që thotë, ‘I bazuar në meritë, kush bëri çfarë dhe kush dështoi të bënte diçka’. Por nuk kemi asgjë kundër bisedimeve me të gjithë dhe pasjes së një qasjeje gjeopolitike më domethënëse për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos