Pak minuta shi, përmbytet Lezha! Bllokohen hyrjet e pallateve

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 18:01 | Aktualitet
Pak minuta shi, përmbytet Lezha! Bllokohen hyrjet e pallateve

Reshje e shiut kanë krijuar sërish probleme në qytetin e Lezhës. Ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë dhe lagje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike është krijuar në bulevardin "Gjergj Fishta", bllokun e banimit “11 janari” dhe 11.2 hektarë të lagjes Besëlidhja. Rritja e nivelit të ujit në mënyrë të menjëhershme ka  bllokuar hyrjet e pallateve.

Kjo është një situatë e përsëritur kur ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos