Zgjedhjet 2028, Trump: JD Vance dhe Rubio fantastikë, por mund të ketë surpriza

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 21:32 | Bota

Zgjedhjet 2028, Trump: JD Vance dhe Rubio fantastikë, por mund të

“JD Vance dhe Marco Rubio janë fantastikë dhe të dy shumë, shumë popullorë”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, teksa iu përgjigj një pyetjeje se kë do të preferonte si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

“Besoj se situata po merr formë. Disa emra kanë filluar të dalin në pah. Mbeta disi i befasuar kur pashë se Kamala Harris po ecën mjaft mirë”, deklaroi Trump, duke paralajmëruar se në kampin republikan “mund të ketë surpriza”.

“Mendoj se edhe Alexandria Ocasio-Cortez po ecën mirë. Pra, ka disa figura. Ka shumë mundësi që, të paktën në kampin demokrat, të shfaqet dikush për të cilin askush nuk ka dëgjuar më parë”, vijoi Trump.

“Është një mundësi reale: dikush ndoshta shumë i aftë, por ende i panjohur”, përfundoi presidenti amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos