
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i zgjedhur Sali Berisha ka mbërritur në Selinë Blu.
Ish kryeministri është pritur me ovacione nga mbështetësit e shumtë që kishin mbushur oborrin e godinës së Partisë Demokratike.
Berisha përshëndeti të pranishmit dhe hyri në Selinë Blu, nga do të nisë më pas dhe marshimi drejt sheshit para kryeministrisë. (A2 Televizion)