
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga foltorja e Kuvendit komentoi mosmiratimin nga presidenti të 10 ligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi.
Sipas Gjonajt, kthimi i ligjeve është në vazhdimësi të luftës kundër reformës në drejtësi.
“Paketa legjislative e miratuar në këtë Kuvend në mars 2021 përmbylli përpjekjen për të lehtësuar dhe thjeshtësuar ecurinë e reformës në drejtësi, me synimin e rritjes së efektshmërisë të sistemit të drejtësisë si dhe për të garantuar që qytetarët të prekin rezultatet. Ritheksoj se argumentet e presidentit janë të pabaza dhe cenojnë angazhimin e partnerëve të cilët me ekspertizën e tyre janë krah qeverisë shqiptare për implementimin e reformës”, u shpreh Gjonaj në Kuvend. (A2 Televizion)