
Gazetari Mentor Kikia u shpreh në “Absolut 4” në A2 se Partia Demokratike duhej të ishte ristartuar pasi Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i saj.
“Me të mirat dhe të këqijat e veta, Partinë Demokratike e mbajti gjallë karizma e Sali Berishës. Kur Berisha vendosi të largohet, ishte si ai shoku që pësoi populli kur vdiq Enver Hoxha. Në PD kjo u quajt si diçka normale, por nuk ishte. Nuk mundej që lidershipi i ri të trashëgonte pushtetin e Berishës. Berisha duhet të ishte hequr mënjanë sepse në vitin 2013 njerëzit e përzunë Berishën. Dhe kur partia kaloi në opozitë, ajo mendoi se gjithçka ishte harruar. Por, njerëzit mbajnë mend. PD-ja duhej ristartuar dhe në vend që të bënte këtë, kërkoi pushtet menjëherë”, tha Kikia.
Më tej, Kikia shtoi se aktualisht të gjithë mendojnë se mund të bëhen kryetarë të kësaj partie.
“Tani, në PD duan të bëhen të gjithë kryetarë, por harrojnë që kryetari duhet të jetë lider, të prodhojë energji dhe frymëzim. PD-ja duhet të hapë garën për njerëz që mund ta bëjnë punën e kryetarit”, u shpreh Kikia. (A2 Televizion)