Krasniqi: Shqipërisë i duhej një parlament më funksional në cilësi dhe përfaqësim

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 21:31 | Politikë
Krasniqi: Shqipërisë i duhej një parlament më funksional

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë në fokus të diskutimit në emision “Absolut 4” në A2 CNN me analistët Afrim Krasniqi, Mentor Kikia dhe Ilir Kalemaj.

Për Krasniqin prurjet e reja nuk kanë përvojë politike, por janë lokalë dhe është e vështirë që të krijojnë një profil politik. Sipas tij shumica e tyre nuk krijojnë besim.

“Kur krahasojmë parlamentet  dhe ka një numër shumë të madh deputetësh që vijnë për herë të parë, ka njerëz që kanë një CV dhe kanë pasur mundësi që të kenë zë publik. Nëse e krahasojmë me ata që u larguan në fakt nuk kemi të dhëna bindëse që do jetë më i mirë, por nuk shohim figura që vinin nga bota akademike, kurse prurjet e reja janë lokale dhe nuk kanë përvojë politike dhe është e vështirë të krijojnë një profil politik, shumica e tyre nuk na krijojnë besimin”.

Krasniqi thekson se pas 30 viteve, Shqipërisë i duhej një parlament më funksional në cilësi dhe përfaqësim. Sipas tij në parlament ka deputetë që përfaqësojnë nivelin më të ulët kulturor dhe elitar të shoqërisë.

“Mazhorancës nuk i duhen politikanë, por i duhen 20 politikanë dhe pjesa tjetër që voton pro.  Shqipëria kishte nevojë pas 30 vjetësh për parlament me funksional në cilësi dhe përfaqësim. Parlamenti i viteve ‘92-‘96 mbetet parlamenti më i mirë. Që të jesh politikan duhet të kesh identitet politik duhet të kesh një CV të jesh kompetent për një çështje të caktuar. Janë deputetë që s’kanë folur asnjëherë dhe del lajm modeli i syzeve të tyre dhe çfarë kanë veshur. Dhe këta përfaqësojnë nivelin më të ulët kulturor dhe elitar të Shqipërisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos