
Bashkimi Europian prezantoi paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do t’i kushtojë plot 7 miliardë euro në të ardhura.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sqaroi se në masat e reja ndëshkuese, do të zgjerohet lista e produkteve ruse që nuk mund të eksportohen në Rusi.
“Objektivi është të privojmë ushtrinë e Kremlinit nga zotërimi I teknologjive të rëndësishme”, u shpreh zyrtarja e lartë, duke nënvizuar se ky do të jetë reagimi i Unionit ndaj përpjekjeve të Rusisë për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës.
Sakaq, Komisioni Europian, në paketën e re ndëshkuese, propozon që në listën e zezë të përfshihen dhe individë apo entitete, jo domosdoshmërisht rusë, të cilët ndihmojnë në shmangien e sanksioneve. (A2 Televizion)