Ambasada e SHBA shpërndan lajmin shqetësues: Shtetasit amerikanë të lënë menjëherë Rusinë, në çfarëdolloj mënyre

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 13:19 | Bota
Ambasada e SHBA shpërndan lajmin shqetësues: Shtetasit amerikanë

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore është sigurisht në kulmin e saj nga fundi i Luftës së Ftohtë, ndoshta nga kriza e Kubës që rrezikoi përballjen direkte midis Moskës dhe Uashingtonit.

Ndërkohë që fushëbeteja ndodhet në Ukrainë, tashmë përballja duket më e gjerë. Lajmi i sabotazhit të dyshuar të gazsjellësit Nord Stream që furnizon pjesë të mirë të Europës me gazin rus, duket sikur i ka shtuar çështjes delikate edhe një tjetër element që po precipiton situatën.

https://twitter.com/Billbrowder/status/1575035910105743360

Një sinjal për këtë situatë është lajmërimi i sotëm i ambasadës amerikane në Moskë, që ka ftuar shtetasit e saj të braktisin menjëherë Rusinë. “Shtetasit e SHBA-së nuk duhet të udhëtojnë në Rusi dhe ata që jetojnë ose kanë udhëtuar aty duhet të lejnë vendin menjëherë, duke përdorur opsionet e pakta komerciale që mbeten”, shkruhet në një notë informative urgjente të ambasadës.  

https://a2news.com/2022/09/28/rrjedhje-gazi-nga-nord-stream-dyshohet-per-sulme-te-qellimshme-shperthime-te-forta-nenujore-ne-zone/

Pjesa më e madhe e kompanive amerikane dhe perëndimore janë tërhequr tashmë nga Rusia, si pasojë e masave të ndërmarra pas agresionit ndaj Ukrainës.

Të njëjtën këshillë, për largim të menjëhershëm nga territori i Rusisë, është lëshuar dhe nga Bullgaria, Polonia dhe Estonia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/28/nato-mesazh-putinit-lufta-berthamore-nuk-ka-fitues-do-te-kesh-pasoja-te-renda/

A2 CNN Livestream

Latest Videos