
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën detyrim paraqitje për Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” te pallati që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ku humbën jetën 2 persona.
Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, pasi ndërhyri në katin e parë në kundërshtim me rregullat.
Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit ka rezultuar se 44-vjeçari ka dobësuar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.
Sipas dosjes së prokurorisë, Terziu ka shfrytëzuar edhe tarracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tri depozita uji voluminoze në funksion të biznesit. (A2 Televizion)