“Më rrezikohet jeta”, Safet Bajri padit drejtorin e burgjeve

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 14:10 | Kronikë
“Më rrezikohet jeta”, Safet Bajri padit drejtorin e burgjeve

Safet Bajri, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës ka bërë një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Zyrtari i lartë i burgjeve është kallëzuar në SPAK nga Safet Bajri për “shpërdorim detyre”, në lidhje me kërkesat që ky i dënuar ka bërë në lidhje me transferimin e tij nga burgu i Fierit, ku është duke kryer dhe dënimin.

Në kallëzimin e Safet Bajri shkruhet mes të tjerash se i rrezikohet jeta në burgun e Fierit nga të dënuar të tjerë, por kjo kërkesë e tij nuk është marrë parasysh.

Safet Bajri është duke vuajtur një dënim prej 9 vitesh burg, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë vendimin e një gjykate në Belgjikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos