Një burrë është filmuar duke zbritur nga ballkonet e një pallati 19-katësh në Filadelfia, për t’i shpëtuar flakëve. Nga pamjet e siguruara nga CNN, si të ishte “Spiderman”, personi vendos të largohet duke u kacavjerrë nëpër ballkone deri sa mbërrin në tokë, ndërsa autoritetet dhe kalimtarë shohin me ankth nëse do t’ia dalë. Pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse të gjithë banorët u evakuuan dhe deri tani nuk është raportuar për viktima ose të lënduar. (A2 Televizion)
Pallati merr flakë, “Spiderman” ia mbath nga ballkoni
