Palmer takon "virtualisht" Metën, Ramën dhe Bashën: Zgjedhjet e 25 Prillit të kapin standardet më të larta

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 19:01 | Politikë

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zbardhi për gazetarët mesazhet kryesore për procesin zgjedhor në vendin tonë, pas takimeve që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve dhe të adresohen problematikat kryesore të zgjedhjeve”, deklaroi Palmer.

Zoti Palmer u shpreh se qytetarët shqiptarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë padurim, ndaj, sipas tij, pritshmëritë janë të larta dhe kërkohen shembuj konkretë të funksionimit të ligjit.

Në deklaratën e  ambasadës së SHBA-së thuhet se Zv.Ndihmës Sekretari amerikan në takimet me liderët ka theksuar rolin e tyre institucional siç e përcakton Kushtetuta. Sipas tij ata kanë përgjegjësinë për të siguruar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë”.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato.

 “Vizita virtuale” në Shqipëri e Zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Mattheë Palmer ku u takua me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha, konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

 Ata rikonfirmuan përkushtimin tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë. Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos