Paloka: Rama i shpjegon Rrajës se si do të luftojë krimin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 12:58 | Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e konsideroi një “stand up comedy” prezantimin e nismës kundër KÇK-së nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Do të ishte një “stand up comedy” nëse ai që po jep “shfaqje” prej orësh nuk do të ishte në karrigen e kryeministrit të vendit, të cilin ai dhe askush tjetër e ka kthyer në parajsën e kriminelëve dhe oligarkëve”, shkruan Paloka në Facebook.

“Në fakt, edhe sot komentet janë të tepërta. Mjafton të shohësh “auditorin”. Rama po i shjegon Rrahman Rrajës se si do të zhdukë foletë e krimit, ndërkohë që nipi i Rrajës akuzohet për atentat ndaj një prokurori (të kërcënuar nga Rama) dhe i biri për përdhunim”, shton Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos