Pamje apokaliptike, zjarret që po shkrumbojnë Kaliforninë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 11:06 | Bota

Vazhdon të jetë tepër e rënduar situata nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin prej disa ditësh. Mbi 200 vatra janë ende aktive dhe deri tani autoritetet raportojnë 7 viktima, mes tyre një i mitur dhe gjyshja e tij.

Qindra zjarrfikës ndodhen në vendngjarja, por flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Për fikjen e tyre janë angazhuar dhe helikopterë dhe avionë të posaçëm.

Deri tani raportohen mbi 3 milionë hektarë të djegura ndërkohë që tymi ka zaptuar pjesën më të madhe të Kalifornisë duke ndotur dhe ajrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos