Pamje dramatike në Australi, 50 delfinë të ngordhur në det, “luftë” për shpëtimin e 400 të tjerëve

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 14:29 | Bota
Pamje dramatike në Australi, 50 delfinë të ngordhur në det,

Të paktën 50 delfinë të zinj kanë ngordhur disa orë pasi u lanë në një plazh në Australinë Perëndimore. Autoritetet vendase bëjnë me dije se po luftojnë për të shpëtuar 400 të tjerë.

Shkencëtarët nuk i kuptojnë plotësisht arsyet e kësaj pamjeje dramatike.

"Ne ende nuk e dimë pse balenat kanë ngordhur," i tha AFP Bec Wellard, një shkencëtar i gjitarëve detarë me programin Orca. “Ende nuk e dimë pse. Nëse do ta dinim, ndoshta mund të bënim më shumë për t'i parandaluar ato."

Ndërkohë, qindra vullnetarë po punojnë për të shpëtuar delfinët e tjerë dhe sapo të jenë të fortë do të nxirren në det sërish.

Nuk është e pazakontë që delfinët e zinj të dallohen në brigjet e Australisë dhe Zelandës së Re. Tetorin e kaluar, rreth 500 delfinë të zinj ngordhën kur në ishujt Chatham në Zelandën e Re. (A2 Televizion)

https://youtu.be/OJUhRMwYY8w

A2 CNN Livestream

Latest Videos