Të paktën një person është konfirmuar i vdekur nga tërmeti i magnitudës 7,7 që shkundi Meksikën të hënën, fill pas një ushtrimi që u zhvillua në kujtim të dy tërmeteve shkatërruese për vendin, atë të vitit 1985 dhe 2017.
Tërmeti ra në orën 13:05 me orën lokale, 1 orë pasi miliona meksikanë u bënë pjesë e një stërvitje kombëtare 2022, ushtrim për t’i shpëtuar dëmeve të tërmetit, që konsistonte në evakuimin e ndërtesave në rast se vendi lëkundet nga një tërmet.


















Miliona vetë braktisën shtëpitë e punën duke dalë në rrugë. Nga tërmeti humbi jetën 1 person, ndërsa shkatërrimi nga lëkundjet e forta nuk ishte i madh.
Shërbimi sizmologjik kombëtar i Meksikës tha fillimisht se tërmeti ishte i magnitudës 7,4, por më pas e rriti atë në 7,7. në katër shtete meksikane, Kolima, Michoacan, Jasico dhe Guerrero, të gjitha vende që shtrihen përgjatë Paqësorit, paralajmëruan për cunami, pas tërmetit.
Deri në fund të javës, në 5 shtete, shkollat janë mbyllur dhe do të rihapen pas rindërtimit të godinave të dëmtuara. (A2 Televizion)