Pamundësia për të lindur fëmijë, 1 në 6 persona infertil, familjet me moshë të madhe

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 11:17 | Aktualitet
Pamundësia për të lindur fëmijë, 1 në 6 persona

Mbi 17% e popullsisë së rritur në botë nuk lindin dot fëmijë. Infertiliteti, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po prek 1 në 6 persona duke e bërë të vështirë deri të pamundur dëshirën e shumë çifteve për të pasur fëmijë. Edhe mjekët në Shqipëri konstatojnë rritje të infertilitetit tek të dyja gjinitë edhe pse nuk ka shifra të sakta për vendin tonë.

Shkaqet e infertilitetit janë të shumta, por mjekët e vënë theksin te mosha e çifteve. Si gratë ashtu dhe burrat nisin ta konceptojnë shtatzëninë në moshë  të madhe, duke e bërë më të vështirë sjelljen në jetë të fëmijës.

Të tjera shkaqe që ndikojnë në rritjen e infertilitetit janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duhanpirja, alkooli, drogat e ndryshme, por edhe sforcot fizike që mund të vijnë gjatë aktiviteteve në palestra.

Lindshmëria në Shqipëri ka prekur nivelin më të ulët në 100 vjet dhe më e theksuar është në dekadën e fundit. Ulja e lindjeve të reja dhe shtimi i vdekjeve ka bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos