
Gjirokastra çel panairin e artizanatit dhe kulinarisë. Më shumë se 70 artizanë, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse janë bërë bashkë në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës për të sjellë traditën por dhe të veçantat.
Për bashkinë e Gjirokastrës të tilla aktivitete gjallërojnë turizmin dhe shtojnë mundësitë për punësimin e të rinjve
Ky është viti i katërt që në Gjirokastër zhvillohet panairi i kulinarisë dhe artizanatit. (A2 Televizion)