
Panairi i librit ka qenë prej më shumë se 20 vitesh ngjarja më e madhe për botuesit, përkthyesit dhe autorët.
Këtë nëntor pandemia e bën të pamundur organizimin e kësaj feste për librin, e megjithatë si shumë eventet të tjera në botë edhe libri do t’i përshtatet virtualitetit.
Ndonëse një përvojë e re ashtu sikurse edhe mësimi online, shitjet e librit nëpër platforma kanë qenë një zgjidhje. Madje sipas kreut të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri do të propozohet që edhe uljet e panairit të mbërrijnë në këto platforma që do të shesin libra.
Ndonëse është një kohë e vështirë për të gjithë biznesin, shtëpitë botuese në Shqipëri nuk e ndalën punën për botimin e veprave të reja apo përkthimin e autorëve më në zë. 10 vepra të reja do të vijnë vetëm nga shtëpia botuese “Dituria” si fituese e një projekti të Europës Krijuese që ndihmon në njohjen e autorëve të rinj edhe në gjuhën shqipe. (A2 Televizion)