Panairi i Librit, vizitorët i përgjigjen pyetjes “A lexojnë shqiptarët?”

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 17:28 | Aktualitet
Panairi i Librit, vizitorët i përgjigjen pyetjes “A lexojnë

Thuhet se shqiptarët nuk lexojnë, se kultura e librit po vdes, se të rinjtë janë të pa interesuar. Po çfarë kanë ata për të thënë për këtë gjë?

Panairi i Librit sigurisht nuk është një vend i përshtatshëm për të bërë një sondazh të tillë, ndaj duhet t’i referohemi shifrave zyrtare.

Ato tregojnë gjithashtu se meshkujt janë 4 herë më pak të prirur për të lexuar një libër dhe se të rinjtë kalojnë më pak kohë duke shfletuar se sa më të mëdhenjtë.

Një ide më të qartë për pyetjen a lexojnë shqiptarët e kanë ata që shesin libra.

Sipas pasqyrave financiare të disa prej shtëpive botuese më të mëdha në vend, shitjet e librave për vitin 2021, pa përfshirë tekstet shkollore, llogariten në afërsisht 997 milionë lekë, apo rreth 8.5 milionë euro. Këto shifra gjithsesi përfaqësojnë vetëm 10% të shtypshkronjave dhe shtëpive botuese dhe mendohet të jenë më të larta. E rëndësishme është konstatimi i një rritjeje të xhiros prej 6% krahasuar me një vit më parë.

Shpenzimi për frymë për të lexuar megjithatë mbetet i ulët, deri në 500 lekë për person, sa gjysma e çmimit mesatar të një libri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos