








Dhjetëra banorë të Divjakës, të mbështetur edhe nga deputetë e drejtues lokalë të Partisë Demokratike, kanë protestuar kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Natyror të Divjakës.
Protestuesit shprehin pakënaqësi për kalimin kundrejt pagesës në Parkun Natyror, të cilin e cilësojnë si të krijuar nga Zoti dhe për të cilin janë kujdesur vetë ndër vite.
Në shenjë pakënaqësie, protestuesit kanë shtyrë kordonin e policisë dhe kanë mundur të zhvendosin nga rruga kabinën ku do të bëhej pagesa për hyrjen në park. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që të paguajnë me para ajrin. (A2 Televizion)