
Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 284 të infektuar me koronavirus.
Institui Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë shëruar 224 persona.
Që prej 13 marsit, kur u identifikua rasti i parë me infeksion, në Kosovë janë regjistruar 61688 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1519 pacientë kanë vdekur, mbi 53 mijë janë shëruar dhe raste aktive janë 6714.
Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë viktima dhe 314 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 2908 perona.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 94196 persona, prej të cilëve 83634 janë shëruar, ndërsa 7654 të tjerë janë ende aktivë. (A2 Televizion)