
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 61 raste të reja me koronavirus, nga 678 testime të kryera. Po ashtu, autoritetet bënë të ditur se si pasojë e koronavirusit humbën jetën 11 qytetarë.
Instituti i Shëndetit Publik po ashtu regjistroi 440 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar mbi 92 mijë raste me COVID-19, prej tyre mbi 82 mijë pacientë janë shëruar dhe 2866 kanë humbur jetën. Aktualisht Maqedonia e Veriut numëron 7766 raste aktive. (A2 Televizion)