Shirat e rrëmbyer dhe stuhitë kanë goditur rëndë orët e fundit Kinën Qendrore, duke detyruar mijëra vetë të braktisin shtëpitë, ndërsa stacionet e metrove dhe rrugët tashmë janë përmbytur.
Më shumë se 10 mijë vetë janë evakuuar në provincën Henan në qendrat e strehimit të ngritura nga autoritetet, pas sasisë rekord të shiut të rënë gjatë së martës.
Shirat e rrëmbyer dhe stuhitë kanë goditur rëndë orët e fundit Kinën Qendrore, duke detyruar mijëra vetë të braktisin shtëpitë Gjatë së martës ka rënë një sasi rekord shiu Më shumë se 10 mijë vetë janë evakuuar në provincën Henan 12 persona raportohet se kanë humbur jetën sapo shirat kanë nisur Qindra persona raportohen të zhdukur Dhjetëra qytete janë bllokuar, fluturimet janë anuluar
12 persona raportohet se kanë humbur jetën sapo shirat kanë nisur. Dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, ndërsa qindra persona raportohen të zhdukur. Edhe fluturimet janë anuluar. (A2 Televizion)