Pandemia ende larg fundit, OBSH: Rekord rastesh të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 15:02 | Bota
Pandemia ende larg fundit, OBSH: Rekord rastesh të reja në 24 orë

Shumë shtete rreth botës po përpiqen të lënë pas krahëve kapitullin e errët të koronavirusit, duke hedhur hapa gjithmonë e më të sigurt drejt rikthimit në normalitet.

Por OBSH paralajmëron se pademia është ende larg fundit dhe se në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në rang global që prej shpërthimit të krizës.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehet i shqetësuar për rritje të infektimeve në shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, ndërsa 2/3 e rasteve ishin regjistruar në vetëm 4 vende.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 106 mijë raste janë raportuar tek OBSH, numri më i lartë që prej shpërthimit të pandemisë. Gati 2/3 e rasteve janë në vetëm 4 vende”, tha kreu i OBSH.

Paralajmërimi i OBSH-së vjen ndërsa numri total i personave të prekur nga Covid-19 në botë i tejkaloi 5 milionë, ndërsa viktimat janë mbi 328 mijë.  

1 milion infektime janë shënuar në më pak se dy javë. Ekspertët paralajmërojnë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë, ndërsa në shumë vende testimet janë të mangëta.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur me mbi 1.5 milionë raste e 92 mijë vdekje. Amerika Latine po kontribuon fuqishëm në rritjen e shpejtë të shifrave, me Brazilin që është kthyer në epiqendër të pandemisë, me mbi 290 mijë raste dhe më shumë se 18 mijë e 800 vdekje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos