Pandemia ka rrënuar ekonominë, por ikona e vendit “më të lumtur në botë” ka fitime marramendëse

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 22:46 | Lifestyle

Danimarka shpesh herë fiton renditjen e vendit më të lumtur në botë. Nëse kjo ndodh, me shumë gjasa është edhe meritë e sektorëve ekonomikë që e karakterizojnë, që edhe në kushtet e vështira të pandemisë po lulëzojnë.

Lego është padyshim emri tregtar danez më i njohur ndërkombëtarisht dhe ka një pozicionim dominant në sektorin e lojërave dhe produkteve për fëmijë.

Kompania daneze ka patur fitime me 622 milionë dollarë vetëm në gjashtë muajt e parë

Gjatë muajve të pandemisë, ndërkohë që ekonomia globale ka shënuar rënie dramatike të shitjeve dhe fitimeve, industria e lindur në qytezën e Billund ka regjistruar fitime rekord.

Sipas Nils Christiansen, CEO të Lego, kompania ka pasur fitime me 622 milionë dollarë vetëm në gjashtë muajt e parë, çka përfaqëson rritje me 14% të shitjeve.

https://twitter.com/LEGO_Group/status/1296447119658803200
”Tullat” e dedikuara për fëmijët e verbër, një sukses i LEGO

Arsyet janë të shumta, por analistët shpjegojnë suksesin e papritur në kohë të tilla me faktin se kompania prodhon kryesisht në Danimarkë dhe vende europiane, duke anashkaluar vendet aziatike dhe duke mos pasur vështirësi të mëdha transporti në kohë pandemie, siç ka ndodhur me kompanitë rivale si Mattel dhe Hasbro, që kanë regjistruar humbje gjatë vitit.

Por një tjetër çelës suksesi ka ardhur edhe nga strategjia dhe fleksibiliteti i kompanisë gjatë kësaj periudhe, me një kapacitet të zgjeruar të blerjeve online dhe produkte të reja, më e suksesshmja e të cilave janë "tullat" e dedikuara për fëmijët e verbër, që përcjellin alfabetin Braille. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos