
E kalon shifrën e 76 milionëve numri i personave të regjistruar si të infektuar me koronavirus në të gjithë botën që nga nisa e pandemisë.
Lajmi jepet nga universiteti Johns Hopkins, sipas të cilit bilanci i vdekshmërisë është mbi 1.68 milionë.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në terma absolutë, me 17.6 milionë raste dhe 315 mijë vdekje. Më pas renditen India dhe Brazili. (A2 Televizion)